Gjina Zeqiri | Foto: KALLXO.com

Historia e Mbylljes së Spitalit të Gjina Zeqirit

Në atë kohë mediat raportuan se shtatzania artificiale në Kosovë punohej në kundërshtim me ligjet në fuqi se qelizat vezë dhe spermatozoidet e dhuruara nuk kanë prejardhje të kontrolluar; se terapia e përdorur bazohej në medikamente të palicencuara.

Pas kësaj buje, rasti i Gjina Zeqirit u mbyll sepse prokurorët nuk gjetën prova të mjaftueshme. Mbyllja e hetimeve i mundësoi Zeqirit që t’i japë fund arratisë së parë dhe të kthehej në Kosovë.

Por disa vjet më vonë, prokurorët iu rikthyen dosjes së saj.

Gjina Zeqirit iu mbyll spitali pasi që dyshohet se janë bërë disa veprimtari pa leje duke përfshirë edhe kryerjen e proçedurave të ivf te gratë mbi 45 vjeçare çka Gjina Zeqiri nuk e mohon.

“Është bërë me gabim të Ministrisë së Shëndetësisë, i kam dërgu deklaratat edhe të spitalit edhe te paçientëve të gjithë paçientët kanë nënshkru i kam deklaratat e tyre e kemi bërë kërkesën ata nuk më janë përgjigjë mirëpo në ndëkrohë kur kanë ardh me ma mbyllë spitalin unë e kam pyet prof.Shefqet Lulaj qa të bëjë me ato mbi 45 vjet që nuk më jeni përgjigj më ka thënë këtë herë kryeje nuk është problem”, tha ajo për emisionin “Jeta në Kosovë”.

Sipas saj spitali nuk guxon të mbyllet në formë të prerë dhe pa paralajmërim.

“Faktikisht një spital i tillë nuk guxon me u mbyllë pa paralajmërim për shkak se pacientët janë në tretman të vazhdueshëm në kohën prej dy muajsh duhet të informohet edhe stafi edhe paçientët, stafi duhet ti thëret pacientët sepse i kanë embrionet e ngrira për të cilat kanë pagu të holla”, tha Zeqiri duke folur nga arratia, në një vend në Serbi, ku është duke qëndruar tash e sa muaj.

Gjina Zeqiri mohon të gjeturat e tjera të inspektoriatit duke thënë se gjithë kjo është bërë për ta sabotuar punën e saj si gjinekologe.

Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Gjina Zeqirit në janar të vitit 2016. Prokuroria pretendon se ka siguruar prova të mjaftueshme dhe dyshimi është i bazuar mirë që në klinikën e saj janë kryer punë të paligjshme.

Por gjykimi ndaj saj nuk është mbajtur asnjëherë sepse ajo është arratisur nga Kosova.

Spitali i saj aktualisht është i mbyllur.

Ndiqeni deklaratën e dhënë për emisionin “Jeta në Kosovë”: