Dizajni i pamjes së sheshit në Pejë

Hiqet mermeri, sheshi kryesor i Pejës shtrohet më kalldrëm

Sheshi “Skënderbeu” në Pejë do të tjetërsohet pasi që pllakat e mermerit do të zëvendësohen me kalldrëm.

Durim Sheremeti, këshilltar i Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, tha për KALLXO.com se zyra komunale e projekteve e ka përfunduar projektin i cili pritet të realizohet.

“Jemi akoma në fazën e përzgjedhjes së Operatorit Ekonomik. Sipas planifikimeve tona për realizimin e këtij projekti duhen diku rreth 200 ditë pune”, tha ai.

Peja

Sipas Sheremetit, vlera e këtij projekti pritet të kap shumën prej 575 mijë eurove.

Ky shesh ishte shtruar në mermer në vitin 2011 atëherë kur Peja udhëhiqej nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shtrimi i atëhershëm me mermer kishte kapur vlerën prej 210 mijë eurove.

Dizajni i pamjes së sheshit në Pejë