Heqja e mbetjeve të murit të rrënuar në Mitrovicë | Foto: Atdhe Mulla

Hiqen Mbetjet e Murit për Ndërtim të Shëtitores

Ekskavatorët po largojnë sot mbetjet e murit në Mitrovicën Veriore që u rrënua të dielën, për t’i lënë vend ndërtimit të shëtitores.

Punimet në këtë pjesë i vizituan sot zyrtarë të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Muri u rrënua pas një marrëveshjeje mes Qeverisë së Kosovës dhe qeverisjes lokale të Mitrovicës Veriore, e cila u bë e ditur të shtunën.

Kjo marrëveshje u arrit nën “lehtësimin” e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Për rrënimin e murit Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë më 29 dhjetor të vitit të kaluar duke kërkuar këtë rrënim deri më 31 janar të vitit 2017, por muri u rrënua vetëm më 5 shkurt.

Punimet ne Murin e Mitrovices-001