Hetohen Rrethanat e Vdekjes së 37 Vjeçarit në Drenas

Policia e Kosovës ka qenë sot paradite duke i bërë hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes së një 37 vjeçari, trupi i pajetë i të cilit u gjet mbrëmë në fshatin Korreticë të Drenasit.

KALLXO.com sjell pamjet e vendit në fshatin Korreticë të Drenasit ku u gjet  i vdekur B.C.  i cili është nga i njëjti fshat.

Në familjen e viktimës është hapur e pamja ndërsa familjarët nuk kanë dashur të flasin për humbjen e më të dashurit të tyre.

Rastin në mëngjes e ka konfirmuar policia me anë të një komunikate.

Sipas policisë personi i vdekur ishte raportuar mbrëmë rreth orës 18:15 mirëpo deri me tani nuk ka dhënë me shumë detaje rreth shkaktarëve të vdekjes.

KALLXO.com ka vizituar vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe ka xhiruar çastet e fundit të hetuesve policor në shqimin e vendit të ngjarjes.