Hetimet për veteranët e rrejshëm, Prokuroria e Pejës akuzoi 21 persona deri më tani - VIDEO

21 persona janë akuzuar nga Prokuroria e Pejës si veteran të rrejshëm.

Prokurorja e rastit Lumturije Vuçeta deklaroi sot se deri më tani kjo prokurori ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave.

“Qëllimi i kësaj konference është prezantimi i hetimit të dosjeve të veteranëve. Ju njoftoj se departamenti i përgjithshëm ka ngritur 20 aktakuza kundër 21 personave për legalizim i përmbajtjes se rreme. Akuzat janë ngritur pas hetimit të 800 nga 7830 dosjet në prokurori”, deklaroi Vuçeta.

“Në kuadër të komunës së Pejës kanë rezultuar 8 brigada. Sistemimi i tyre ka rezultuar me 7830 dosje, në raport. Numri më i madh i dosjeve është në Prokurorinë Pejës. Ne do të vazhdojmë ta hetojmë secilin rast në mënyrë individuale”, ka thënë prokurorja.

Sipas saj komisioni përkatës që ka qenë i angazhuar nuk i ka kategorizuar këta sipas ligjit, ndaj tyre është duke u udhëhequr procedura penale.

Ajo njoftoi se këtyre personave u janë ndërprerë pensionet.

LINKU ku mund ta shihni videon nga konferenca e prokurores Lumturije Vuçeta.