Ilustrimi: Trembelat për KALLXO.com

Heshtja dyjavore e Kadri Veselit përball akuzave të Sami Lushtakut

Kanë kaluar më shumë se 2 javë prej që zyrtari i lartë i PDK-së, Sami Lushtaku “dridhi” PDK-në. Përmes një njoftimi në Facebook, Lushtaku akuzoi 5 njerëz të partisë së tij se e kanë në duart e tyre, drejtësinë, bizneset dhe median.

Ndonëse kanë kaluar gjithë këto ditë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli nuk i ka komentuar këto deklarata.

Përveç që si ka komentuar, Veseli iu është shmangur edhe paraqitjeve publike.

Në mëngjesin e sotëm, bashkë më nënkryetarin e partisë dhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin vizituan Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të përuruar ambientet dhe aparaturat e reja të repartit të Kardiologjisë Invazive.

Veseli kishte vendosur të flasë para mediave për herë të parë, që pas deklarimit të Lushtakut.

Mirëpo, ai edhe sot ka heshtur duke mos u ndalur për të pranuar pyetjet e gazetarëve.

Përveç deklarimit të tij mbi vizitën në QKUK, ai nuk u deklaruar për asgjë tjetër.

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit, kishte marrë rrugë për të liruar objektet e QKUK-së pa lejuar gazetarët të shtrojnë pyetje.

Para rreth 3 jave, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli kishte marrë vendim që t’i largojë nga partia personat që kanë aktakuza.

Këtë vendim, Veseli e kishte marrë vetëm 3 ditë pasi që ishte votuar për tu rizgjedhur kryetar i partisë.

“Të emëruarit politikë nga radhët e PDK-së në institucionet publike të Kosovës, të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, t’i lirojnë funksionet menjëherë”, kishte deklaruar Veseli më 19 qershor në konferencë për media.

Një nga zyrtarët e PDK-së që ka aktakuzë është edhe Sami Lushtaku. Ai kishte reaguar, dukë thënë se askush nuk mund të ia marrë mandatin, pos atyre që e kanë votuar.

KALLXO.com, javë më parë kishte kontaktuar më shumë se gjysmën e deputetëve të PDK-së për t’i pyetur në lidhje me akuzat e Sami Lushtakut se janë 4-5 persona brenda PDK-së që kanë në dorë drejtësinë, bizneset dhe mediat në Kosovë.

Ata nuk i kishin komentuar këtë deklaratë duke thënë se s’kanë dijeni për çështjen në fjalë.

Disa prej zyrtarëve të PDK-së tashmë e kanë pranuar vendimin e kreut të partisë duke premtuar se do të largohen nga politika deri të merret vendimi përfundimtar nga Gjykatat.

Heshtja e Kadri Veselit para Sami Lushtakut