Hemato-Onkologjia në Pediatri bëhet me pajisje të reja

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se reparti i Hemato-Onkologjisë në Pediatri ka marrë si donacion disa pajisje nga fishata humanitare “Dardani, ti je një luledielli”.

“I lumtur me mbështetjen që i kanë dhënë qytetarët fushatës humanitare “Dardani, ti je një luledielli”. Si rezultat i kësaj fushate dhe me mbështetjen që kemi dhënë ne si institucione shëndetësore, sot reparti e Hemato-Onkologjisë në Pediatri ka kushte më të mira”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook.

Ismaili ka thënë se ka ende shumë punë për tu bërë por transformimi i shëndetësisë do të realizohet deri në fund të këtij mandati.

“Faleminderit Albana Osmanit për fushatën dhe donacionin për fëmijët në këtë repart. Së bashku mund ta bëjmë ndryshimin”, ka thënë ai.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, Foto: Uran Ismaili/Facebook