Helmohen nga ushqimi 100 turistë holandezë

Rreth 100 turisë holandezë që ishin duke qëndruar në Via Ponzio, në hotelin “Gjernerata e Re” në Itali, kanë shfaqur simptoma të helmimit me ushqim.

Sikurse raportojnë mediat italiane turistët kishin dhimbje barku dhe të vjella, menjëherë pasi kishin konsumuar vaktin e drekës, ditën e djeshme në të njëjtin restorant.

Bëhet e ditur se nga 100 turistë vetëm 17 prej tyre janë dërguar në spital për ndihmë më të specializuar, ndërsa pjesa tjetër janë trajtuar në vend.

Lidhur me ngjarjen është informuar Konsullata Holandeze në Milano dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Holandë, ndërsa autoritetet italiane janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./21Media