Foto: REL/AP

'Helmetat e Bardha' evakuohen nga zona e luftës

Ushtria izraelite ka thënë se ka shpëtuar organizatën civile siriane – të njohur për media si ‘Helmetat e Bardha’ – dhe familjet e tyre nga eskalimi i situatës në zonën pranë kufirit.

Ky është intervenimi i parë i Izraelit në luftën civile të Sirisë.

“Civilët janë evakuuar nga zona e luftës në Sirinë veriore për shkak të kërcënimit të jetës së tyre”. Evakuimi ishte kërkesë e Shteteve të Bashkuara dhe disa shteteve evropiane, deklaruan ata. Mediat në Izrael raportuan evakuimin e 800 personave në Jordan të cilët pastaj do të udhëtojnë për në Britani, Gjermani dhe Kanadë.

Helmetat e Bardha kanë punuar në shpëtimin e civilëve në zonat e pushtuara nga rebelët që nga viti 2013./REL