FOTO: Ilustrim

Hedh mbeturina në gjendje të dehur, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga policia pasi që dyshohet se hodhi mbeturina në gjendje të dehur.

Policia e kishte arrestuar të dyshuarin në fshatin Bresje të Komunës së Fushë Kosovës.

Me tu nisur në stacionin policor së bashku me të dyshuarin, ky i fundit ka kërcënuar zyrtarët policor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.