Haziri ndan mirënjohje Post Mortum për Qerim Çoçajn

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje Post Mortum për humanistin, Qerim Çoçaj, i cili u nda nga jeta në aksidentin tragjik në marsin e këtij viti.

Përpos mirënjohjes, kreu i Gjilanit ka vendosur edhe pllakën e vlerësimit në shtëpinë ku jetoi e veproi ky humanist.

“Kush e ka mendu që në këtë ditë të çlirimit, në vend se ta urojmë Qerim Çoçaj, po ia dorëzojmë mirënjohjen post mortum familjes së tij dhe po e vendosim pllakën e vlerësimit në shtëpinë ku ai veproi si humanist i jashtëzakonshëm. Ai u nda nga jeta duke bërë akt heroik dhe duke shpëtuar fëmijë në ngjarjen tragjike. Është i vetmi që e kemi nderuar si humanist pas vdekjes. Familja duhet të jenë krenarë që e paten!”, ka deklaruar Haziri.

https://kallxo.com/familja-cocaj-fal-familjen-avdija-per-aksidentin-me-kamion-ne-gjilan/