Foto: Facebook

Haxhiu: Thaçi e Veseli Hiqen Vetëm me Mobilizim

“Këta njerëz hiqen vetëm me mobilizim qytetar,” tha Haxhiu për Thaçin e Veselin, duke u ndërlidhur me përgjimet e telefonatave të zyrtarëve shtetërorë e të PDK-së nga insajderi.com.

“Pra këto përgjime po tregojnë se ndërmarrjet publike ndihmojnë që të pasurojnë në mënyrë jo të rregullt një grup të caktuar të njerëzve,” tha Haxhiu, duke shtuar se “sot kemi prokurorinë që pa fije turpi thotë se s’ka bazë për te nisur hetimet”.

Ndërsa Ylli Hoxha, kryetari dhe asamblisti i “Vetëvendosjes” tha se pa dorëheqjen e Thaçit e Veselit “nuk mund të ketë drejtësi në Kosovë, s’mund të ketë demokraci e sundim të ligjit e zhvillim ekonomik”.

Hoxha në konferencë ishte më optimist se Haxhiu.

“Ashtu qysh e detyruam Adem Grabovcin të dorëhiqet, do ta detyrojmë edhe Veselin e Thaçin,” tha Hoxha duke bërë të ditur se “Vetëvendosja” përkrah aktivitetet protestuese pas publikimit të përgjimeve.

Adem Grabovci dha dorëheqje nga pozita e shefit të grupit parlamentar të PDK-së më 16 gusht, po për Ylli Hoxhën kjo dorëheqje nuk mjafton.

“Dorëheqja nga posti i shefit të grupit parlamentar nuk mjafton. Ai duhet të japë dorëheqje nga të gjitha postet publike dhe partiake,” tha Hoxha.

Edhe protestuesit që u mblodhën ditën kur Grabovci njoftoi se nuk është më shef i grupit parlamentar të PDK-së, e kërkuan dorëheqjen e tij nga të gjitha postet që mban.

http://kallxo.com/proteste-fishkellima-ne-lidhje-pronto-2/

“Vetëvendosja” paralajmëroi protestë më 1 shtator, ditën kur do të mbahet seanca për demarkacionin.

http://kallxo.com/vv-ja-proteston-1-shtator/