Ramush Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Haxhiu- Haradinajt: Kryeministër të zgjodhi PDK-ja për Demarkacionin e ‘Zajednicën’

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i tha kryeministrit Ramush Haradinaj se në këtë pozitë e ka zgjedhur PDK-ja për, siç tha ajo, për t’i zgjidhur dy çështje.

“PDK ju ka bërë kryeministër vetëm për dy çështje: e para – që ta kaloni Demarkacionin, për të cilin dikur ishit kundër, dhe e dyta që ta bëni ‘Zajednicen’”, tha Haxhiu.

Haradinaj u kundërpërgjigj se ai është zgjedhur në këtë post pasi e ka merituar e jo për arsye tjera.

“Kryeministër më kanë bërë 10% të këtij populli, edhe nuk më kanë lëshuar kurrë as kur kam qenë në Hage, më kanë besuar. Nuk më kanë bërë për qejf Hashimi e Kadria por partner se për qejf ishin bërë vetë. Kanë munguar do numra, s’i kanë pasur të gjitha votat siç janë parimet e koalicionit dhe i vetmi unë nuk kam ikur pas zgjedhjeve, por para zgjedhjeve hapur kam bërë koalicion. Jam vetvetja, nuk më ka bërë as Hashimi as Kadria, e më ka bë vota e besimi i tyre në mua”, replikoi Haradinaj.