Albulena Haxhiu, Deputete

Haxhiu: Abelard Tahiri deri vonë ia ka mbajt çantën Hashim Thaçit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se për Vetëvendosje dhe për qytetarët e Kosovës, Thaçi në dy takimet e fundit në bisedimet me Serbinë nuk e përfaqëson Republikën e Kosovës. Sipas Haxhiut, ai përfaqëson vetëm vetveten.

“Ai përfaqëson vetëm vetveten dhe në mënyrë autoritare ka marr këtë përgjegjësi për hir të vetvetes, sepse nuk ka asnjë dyshim se sa bënë koncesione të reja në dëm të vendit është i amnistuar nga Specialja”, tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut edhe BE duhet ta dijë se kjo formë e dialogimit e sidomos me Thaçin në krye do të prodhoj pasoja të mëdha për vendi.

“Kërkesa jonë për ndërprerje të këtij dialogimi është kërkesa më e drejtë për shpëtimin e vendit nga pazare e koncesione te reja. Hashim Thaçi e ka stërprovuar që as nuk di e as nuk do ta mbroj interesin e Kosovës. Dëshmi kemi shumë, faljen e territorit dhe Zajdenicën”, tha Haxhiu.

Pas këtij fjalimi, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka reaguar duke thënë, se Albin Kurti nuk duhet të jetë pjesë e dialogut, pasi që e ka luftuar çdo proces të shtet ndërtimit.

“Qëndroni në pozicionet e juaja politike sikur kur keni qenë deri sot, ju keni luftuar çdo proces të shtet ndërtimi të Kosovës, ju keni votu kundër pakos… Unë besoj që LVV dhe sidomos lideri i saj nuk duhet me qenë pjese e dialogut, sepse e ka luftu çdo proces kundër shtet ndërtimit”, tha Tahiri.

E “frustrimin”, e Tahirit Haxhiu e arsyeton se deri vonë ia ka mbajtur çantën Hashim Thaçit.

“Ky zotëria që sapo foli këtu ja ka mbajt çantën deri vonë Hashim Thaçit dhe unë të kuptoj pse ju jeni i frustruar po nuk është në rregull që në mungesë të argumenteve të shpifni për LVV”, tha Haxhiu.

30 Korrik 2018 - 16:11

Amire Qamili, Xheneta Murtezaj 30/07/2018 - 16:11
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend