Haskuka kujton 21 ushtarët e rënë në betejën e Jeshkovës

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka kujtuar betejën e fshatit Jeshkovë ku ranë dëshmorë 21 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu, sot, kabineti i Haskukës kanë bërë homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe Atmaxhë.

“Beteja e Jeshkovës është një prej betejave më të mëdha dhe më të lavdishme të regjionit të Prizrenit, ku ranë dëshmorë 21 ushtarë të UÇK-së. Ata ranë dëshmorë për të mos vdekur kurrë, në mënyrë që ne të jetojmë të lirë dhe të gëzojmë pavarësinë që e kemi. Prandaj, sot bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, Atmaxhë dhe Jeshkovë, për të përkujtuar dhe falënderuar sakrificën e tyre. Lavdi për të gjithë dëshmorët që u flijuan për Kosovën”, ka shkruar Haskuka në Facebook.