Haskuka i shpreh ngushëllime familjes Çoçaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i ka shprehur ngushëllime familjes Çoçaj për vdekjen e anëtarit të saj në aksidentin e sotëm në Gjilan.

“Së pari dua të shpreh ngushëllime familjes Çoçaj e shërim të shpejtë gjithë të lënduarve. Aksidentet, si kjo që ndodhi sot në Gjilan na tregojnë se sa është I rëdësishëm implementimi I ligjit për sigurinë dhe jetën e qytetarëve”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Tutje Haskuka tha se në mënyrë që të mos përsëriten aksidente të tilla duhet të bëhet kontrollimi teknik i automjeteve.

“Kontrollet teknike nuk janë për sy e faqe, e as për pagesa, por për të kontrollin e automjeteve dhe vërtetimin se a janë të sigurta për qarkullim në trafik. Që të mos u përsëriten tragjedi të tilla, duhet një hetim i thellë se si automjetet pa asnjë standard teknik qarkullojnë në trafik dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve”, tha ai.

Si pasojë e një aksidenti, që ka ndodhur rreth orës 14:00, një qytetar ka humbur jetën dhe 27 të tjerë janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur pasi kamioni ka hyrë në një rrugë që është e ndaluar për automjete të rënda.

Sipas hetimeve të Policisë, aksidenti ka ndodhur me gjasë për shkaqe teknike.

Policia e Gjilanit tha sot se nuk e di arsyen pse kamioni kishte hyrë rrugës në të cilën janë të vendosura shenjat që ndalohet hyrja për automjete të tilla.

https://kallxo.com/policia-nuk-e-dime-arsyen-pse-kamioni-hyri-ne-rrugen-e-ndaluar-per-automjete-te-renda/

www.kallxo.com