Presidenti Hashim Thaçi në Prekaz

Hashim Thaçi në Prekaz në 20 Vjetorin e Rënies së Adem Jasharit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave në Prekaz në 20 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari.

“Sot shënojmë dy dekada të rënies heroike të rënies heroike të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij. Sot jemi këtu për të bërë nderime institucionale e shtetërore për të vazhduar në manifestime tjera nderimin për rënien heroike, por në të njëjtën kohë për ndërtimin e fuqizimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran, një shtet modern, i orientimit euro- atlantik, i bazuar dhe i ndërtuar mbi vlerat e luftës çlirimtare, të asaj lufte ku bën pjesë pothuajse një popullatë e tërë”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti Thaçi ka shtuar më tej se në këtë 20 vjetor të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, çdo qytetar duhet të ndihet krenar për kontributin e vet, për rrugëtimin që kemi pasur por edhe duhet të ndihet me besim të plotë dhe optimizëm për të ardhmen e sigurt të shtetit tonë.