Hashim Thaçi minimizon dorëheqjen e Ramush Haradinajt, i vie keq për këshilltarin

Reagimin e tij për dorëheqjen e Ramush Haradinajt  Hashim Thaçi e ka nisur me lajmin për thirrjen nga Haga të këshilltarit të tij.
Para faktit se vendi ka mbetur par kryeministër Thaçi fillimisht ka thënë se i vie keq që këshilltari i tij është thirrur nga Haga “Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së” ka shkruar Thaqi.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi që sipas tij, është ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Në reagimin e Thaçi ka thënë së e respekton vendimin e Haradinajt për të dhënë dorëhequr nga ky post ndërsa lajmin e ka marrë nga mediat.

“Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij” ka shkruar Thaçi.

Ai nuk ka dhënë përgjigje nëse do e respektoj kërkesën e Haradinajt për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme në vend.

“Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë” ka shtuar Thaçi.

Në dorën e Thaçit pas dorëheqjes së Haradinajt është shpallja e zgjedhjeve ose dhënia e mundësisë për partitë e tjera që të themelojnë qeveri të re.

 

Historiku i Gjykatës Speciale:

Gjykata Speciale ishte miratuar më 3 gusht të vitit 2015 në Kuvendin e Kosovës, pas kërkesave të shumta nga ndërkombëtarët.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e asaj legjislature i kishin votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Në atë kohë, kryeministër kishte qenë Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministër Hashim Thaçi.

Ky i fundit kishte qenë shumë i zëshëm në mbështetjen e krijimit të kësaj Gjykate.

Gjykata Speciale për Kosovën në përbërjen e saj do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ajo ka filluar punën muajve të fundit, kur ka ftuar disa ish figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje kishte qenë partia e vetme e cila unanimisht kishte votuar kundër krijimit të kësaj Gjykate, ndërsa nga partitë e tjera ka pasur disa figura të pakta që kanë votuar kundër.