Hashim Thaçi: Majlinda, e pa konkurrencë në botë

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar xhudisten kosovare Majlinda Kelmendi e cila sot ka fituar medaljen e artë në Grand Slam-in e mbajtur në Dyseldorf të Gjermanisë.

Përmes rrjetit social Facebook, Thaçi ka thënë se kjo xhudiste nuk ka konkurrencë nëpër botë.

“Majlinda e pakonkurrencë në botë. E artë edhe në Düsseldorf të Gjermanisë. Urime Kosovë! HTH“, ka shkruar presidenti Thaçi.

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, fitoi medaljen e artë në Grand Slam-in e mbajtur në Dyseldorf të Gjermanisë pasi në finale mundi xhudisten nga Mongolia, Lkhagvasuren për më pak se dy minuta përballje.

https://kallxo.com/majlinda-kelmendi-fiton-te-arten-ne-grand-slam/