Flamuri ne gjysme shtize ne ndertesten e AKI-se

Hashim Thaçi kujton dekadën e parë të AKI-së

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) para dhjetë vjetësh ka filluar punën si njëri ndër institucionet më të rëndësishme të vendit ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar krijimin dhe punën e këtij institucioni në dekadën e parë.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, në një postim në Facebook, ka inkurajuar këtë institucion të vazhdojë përmbushjen e misionit të tij.

“Para 10 vjetëve filloi punën një prej institucioneve më të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon. Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e inkurajoj që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit tonë. Ne ndjehemi krenarë, ashtu sikurse edhe ju, për punën tuaj në shërbim të atdheut!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.