Hashim Thaçi: Kosovës iu bë padrejtësi me mospranimin në INTERPOL

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar si të padrejtë mospranimin e Kosovës në organizatën INTERPOL, duke shtuar se tani më shumë se kurrë është e nevojshme arritje e marrëveshjes përfundimtare.

“Sot iu mohua padrejtësisht Kosovës por në të njëjtën kohë përpos zhvillimeve të brendshëm këtë duhet të qartësoj edhe një herë i gjithë opinioni në Kosovë se definitivisht Kosova dhe Serbia në vend që ta pengojnë njëra tjetrën, duhet të arrijnë marrëveshjen përfundimtare një herë e përgjithmonë atë të normalizimit që nënkupton lëvizjen e shpejtë evropiane përndryshe do të paguajnë të dy vendet” tha ai në një konferencë për media.

Sipas presidentit Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet duke lobuar si shtet i pavarur.

“I besoj vendosmërisë dhe mbështetjes së shteteve që e kanë njohur Kosovën , Kosova nuk ka pasur nevojë për lobim dhe kësaj radhe Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standarted, lobimi i Kosovës duhet të jetë si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, tha ai

Sipas presidentit mosvotimi i shteteve që e kanë njohur pavarësinë e  Kosovës është një lajm jo i mirëseardhur.

“Vazhdoj të besoj se ne duhet të i hymë procesit seriozisht me një platformë me i hekë qafe një herë e përgjithmonë në mënyrë që pastaj të anëtarësohemi në organizata. Është lajm jo i mirë mos votimi i shteteve që e kanë njohur Kosovën është lajmë aspak i mirëseardhur”, thuhet në reagimin e presidentit Thaçi.

https://kallxo.com/kosova-nuk-pranohet-ne-interpol/

.