Hasan Shala, kryetar i GJykatës së Apelit. Foto: KALLXO.com

Hasan Shala Zgjidhet në Krye të Gjykatës së Apelit

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi.

Po ashtu, anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës me shumicë të votave e kanë propozuar Enver Pecin për kryetar të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Votimi është mbajtur sot në mbledhjen e KGjK-së.

Ky proces është mbajtur rishtazi pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila në korrik e kishte anuluar zgjedhjen e Hasan Shalës dhe në qershor atë të Enver Pecit.