‘Hardh Fest’ këtë vit vjen me pamje nga vneshta

Festa e vjeljes së rrushit “HardhFest”, këtë vit do të mbahet në Rahovec në datat 7, 8 dhe 9 shtator.

Ky festival, i cili ka për qëllim promovimin e rajonit vreshtar të luginës së Rahovecit, Vertarisë, Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural ne Kosovë, sivjet vjen nën moton “Me pamje kah vneshta”.

“Hardh Fest ka për qëllim të ruajë traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarinë, verën dhe enologjinë, promovimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve, në të gjithë zinxhirin prodhues, si dhe mundësi për promovimin e turizmit rural të Komunës së Rahovecit në Kosovë, rajon dhe mbarë botën”, thuhet në njoftimin e organizatorëve, që është bërë tashmë publik në Facebook.

Nikoqiri i këtij festivali, Nahit Veseli, në kuadër të HardhFest-it, do ta organizojë ekspozitën “Rahoveci dhe rahovecianët ndër vite”.

Ndërkaq, nga organizatorët është bërë e ditur që ambasadorët e këtij edicioni do të jenë Bujar Berisha, Drenusha Z. Blakaj, Abaz Krasniqi, Shkelzen Dragaj dhe Skender Rama.

Kurse performuesi i parë në këtë festival do të jetë DJ Nouveabeats nga Amsterdami. Ky është edicioni i 17-të i festivalit “HardhFest”.