Foto: Kallxo.com

Haradinaj:Taksa prej 100 për qind nuk ka të bëjë me mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë nuk i është drejtuar asnjë qytetari të Kosovës aq më pak atyre të komunitetit serb.

Ai po ashtu është shprehur mirënjohës ndaj Doganës së Kosovës se te të gjitha mallrat e hyra në Kosovë, hynë sipas procedurave ligjore dhe ligjeve në fuqi.

“I vetëdijshëm për fushatën kundër vendimit sovran të Kosovës për importin e mallrave nga Serbia dhe BeH dhe i vendosur në mbrojtje të te drejtave të qytetarëve pa dallim, dua të ritheksoj se tarifa prej 100% nuk është e drejtuar ndaj asnjë qytetari të vendit, ndaj asnjë komuniteti të caktuar e assesi ndaj mbijetesës së komunitetit serb.

Mirënjohës Doganës së Kosovës për rikonfirmimin publik, se të gjitha donacionet me mallra që sillen në Kosovë sipas procedurave ligjore, si dhe të gjitha mallrat për personat fizik dhe udhëtarët sipas të drejtave ligjore nuk janë ndaluar nga Dogana dhe janë liruar nga tarifa konfor procedurave të Kodit Doganor dhe ligjeve tjera ne fuqi.

Për më tepër, hyrja e mallrave komerciale vazhdon normalisht, nëpër të gjitha vendkalimet kufitare, sipas ligjeve dhe vendimeve në fuqi”, ka shkruar Haradinaj.

https://kallxo.com/cfare-nenkupton-taksa-doganore-100/