Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi e Kadri Veseli - Foto: Facebook

Haradinajt për idetë e Hashim Thaçit: “Idea e korrigjimit të kufirit ka vdekur

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, edhe njëherë ka shfaqur kundërshtimin e tij në lidhje me idenë për korrigjim të kufirit.

“Ideja me lëviz me kufi, me territore është shqetësuese. Jam kundër kësaj ideje dhe nuk është zgjidhja që na pret përpara. Nëse atë energji që po e shpenzojmë rreth idesë së kufijve do ta drejtonim kah marrja e njohjeve, ndoshta deri tani na kish njohtë dikush”, tha ai.

Haradinaj potencoi sërish se ideja e korrigjimit të kufijve ka vdekur. Haradinaj foli po ashtu edhe për situatën e sigurisë në Kosovë, ku tha se kushdo qoftë që nxit apo krijon destabilitet në vend do të marr faturën në fund.

“Ideja e korrigjimit ka vdekur. E dëgjuat dhe ambasadorin siç është shpreh. Nuk mendoj që shpërblehet dhuna apo incidentet. Cilido që e bën atë do ta merr faturën. Vetëm ata që e përkrahin stabilitetin në vend kanë me dal të fituar. Nëse dikush e nxit ndonjë incident me siguri ka me marr ndonjë faturë në fund”, tha ndër të tjera kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.