Labinot Tahiri e Ekrem Mustafa - Foto: Facebook/LabinotTahiri
Haradinaj zyrtarizon ministrin Ekrem Mustafa (Dokument)
16.10.2018 - 11:04
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nënshkruar vendimin me të cilin e emëron Ekrem Mustafën në postin e ministrit të Punëve të Brendshme.
KALLXO.com ka siguruar vendimin për emërimin e Mustafës, i cili është bërë të hënën, në ditën kur është shkarkuar ministri Bejtush Gashi.
Emërimi i Ekrem Mustafës vjen pas kërcënimeve që deputeti nga AKR, Labinot Tahiri, i ka bërë kryetarit të partisë, Behgjet Pacolli, se do ta braktisë partinë nëse nuk emërohet një ministër nga qyteti prej nga vjen ai, Ferizaj.
https://kallxo.com/bejtush-gashi-kurban-i-kercenimit-te-labinot-tahirit/