Gjyqtari Beqir Kalludra |Foto: KALLXO.com

Haradinaj, VV-së: Për Cilin Kalludër e Keni Fjalën?

Kryeministri Haradinaj ka folur në foltore për gjykatësin Beqir Kalludra dhe deklaratat që përfaqësues të Vetëvendosje i japin për të.

“E keni një shpërputhje, Samiu e disa tjerë, qysh jeni ulun tash. Nganjëherë ju dëgjoj tu e qujt këtë Kalludrën s’po di çka, nganjëherë thirreni në vendimin e tij; A bon me ditë për cilin Kalludër e keni fjalën”, tha Haradinaj në fjalën e tij.

Beqir Kalludra ka qenë kryeyar i trupit gjykues në rastin e sulmit me granatë ndaj Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2016, rast në të cilin ka qenë i akuzuar edhe Astrit Dehari, i vdeklur në qeli të Qendrës së Paraburgimit në Prizren në nëntor të atij viti. Katër aktivistë tjerë të VV-së janë dënuar në këtë rast por GJykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim, ndërsa të dyshuarit janë duke u mbrojtur në liri.

Haradinaj tha se është e kuptueshme që ka debat në rastin e vdekjes së Astrit Deharit përderisa hetimi për vdekjen e Deharit nuk ka marrë ende një epilog.