Takimi i Haradinajt me Behxhet Shalën | Foto: ZKM

Haradinaj vlerëson Rolin e KMDLNj-së për Forcim të Demokracisë

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë takimit me një delegacion të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të kryesuar nga kryetari Behgjet Shala, e vlerësoi këtë organizatë për punën në të kaluarën dhe të tashmen.

“Roli i juaj është për forcimin e demokracisë në vend dhe ju do ta keni mbështetjen time dhe të qeverisë në këtë rrugë”, tha kryeministri Haradinaj, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e tij.

Avancimin e demokracisë përmes punës së këshillit e përmendi edhe Behxhet Shala.

“Kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, tha se organizata që drejton është duke punuar vazhdimisht që të ketë avancim të demokracisë në Kosovë, përmes identifikimit dhe raportimit të vazhdueshëm, si për shkeljen e të drejtave të njeriut, po ashtu edhe për përparimet që janë duke u bërë në këtë aspekt”, thuhet në komunikatë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u themelua në vitin 1989.