Ramush Haradinaj ne vizite te familja e policit te vrare Foto: ZKM

Haradinaj viziton familjen e policit të vrarë në Istog

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar për të ngushëlluar familjen e policit që mbeti i vrarë, në shkëmbimin me armë me një grabitës gjatë ditës së djeshme në qytetin e Istogut.

Haradinaj bënë të ditur se familjareve iu zotua se në këtë tragjedi nuk do të jenë vetëm.

“Në nderim të shembullit heroik të policit Izet Demaj, sot isha për ngushëllime në familjen e tij, me porosinë që të mbahen të fortë dhe me zotimin se në këtë tragjedi nuk do të jenë vetëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot gjatë ditës, Kryeministri Haradinaj premtoi se nga janari do të procedojnë për ta mundësuar sigurimin jetësor për pjesëtaret e Policisë..

Të shtunën do të shpallet ditë zie nga ana e Presidentit Hashim Thaçi, në nderim të policit të rënë në detyrë dje në Istog, Izet demajt.

https://kallxo.com/haradinaj-premton-sigurim-jetesor-per-policine-e-kosoves/