Haradinaj vazhdon takimin me bashkëpunëtorët

21:45

Ndërkohë që ka përfunduar takimi i thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, ku kanë marrë pjesë drejtues të partive të koalicionit qeveritar e ministra, kryeministri Ramush Haradinaj është duke e vazhduar takimin me bashkëpunëtorë të tij.

Haradinaj është duke qëndruar ende në restorantin ku është mbajtur takimi.

21:35

Ka përfunduar takimi i thirrur nga presidenti Hashim Thaçi.

Në këtë takim kanë marrë pjesë drejtues të partive të koalicionit qeveritar si dhe ministra të Qeverisë Haradinaj.

Takimi është mbajtur në një restorant në Prishtinë.

KALLXO.com kupton se presidenti Thaçi ka dalë i pari nga takimi dhe pastaj zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Në këtë takim janë parë kryeministri Haradinaj, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ministri i MIT-së, Pal Lekaj, ministri i Tregtisë, Endrit Shala, ministri i MPB-së, Ekrem Mustafa dhe ministra te tjerë.

Takimi i tyre ka zgjatur rreth një orë.

Nuk dihet cila ishte tema e këtij takimi.

Asnjëri nga pjesëmarrësit nuk është prononcuar pas takimit të thirrur nga presidenti Thaçi.

Takimi, megjithatë, vjen pas një letre të dërguar nga zyrtarë të lartë të Qeverisë amerikane në adresë të drejtuesve të shtetit të Kosovës, në të cilën ata shprehin zhgënjimin për faktin se nuk po dëgjohen këshillat e Washingtonit rreth pezullimit të taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

12 Shkurt 2019 - 21:38

Adelina Ahmeti 12/02/2019 - 21:38
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend