Haradinaj uron Pendarovskin: Kosova e gatshme për fuqizimin e marrëdhënieve me Maqedoninë Veriore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet presidenciale si dhe presidentin e zgjedhur, Stevo Pendarovski.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë dhe të ketë marrëdhënie të mira me shtetin fqinj.

“Urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Me këtë rast, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Stevo Pendarovski. Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.