Haradinaj: U bë zor me i besu europianëve

Kryeministri Ramush Haradinaj është përmbajtur në dhënien e datave për liberalizimin e vizave për Kosovën.

I pyetur lidhur me këtë çështje, Haradinaj bëri të ditur se janë ndjerë të mashtruar nga Bashkimi Evropian sa i përket kësaj çështje.

“U bo pak zor me iu besu europianëve, shefat e Mogherinit na kanë thënë kryne këtë se e keni liberalizmin, mbajmë shumë shpresë së do të vijë dita, kjo vonesë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve të tyre. Kërkoj nga shqiptarët në Evropë të shfrytëzojnë të drejtën e votës”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se bën apel “që të rikthehet dialogu me njohje reciproke dhe në kufijtë ekzistues”.