Haradinaj tregon pse nuk bëhet pjesë e ekipit negociator me Serbinë

Kryeminsitri Ramush Haradinaj ka sqaruar rolin e qeverisë së Kosovës në fazën finale të dialogut me Serbinë.

Ai tha se mbështet nismën për formimin e një ekipi negociator që do të autorizohet nga Kuvendi i Kosovës, mirëpo që sipas tij një marrëveshje finale me Serbinë do të përpilohet nga qeveria.

Ai shtoi se pranimi i një marrëveshje të tillë nga Serbia mund të ndikojë edhe në heqjen e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë.

“Unë e mirëpres Kuvendin qe ta autorizoj nje delegacion për dialogn, detyra e qeverisë është per materie, une jam ne dialog qeveria e shkruan të gjithe kapitillin na e nënshkruajmë kontratën në dialog dhe me shku me pyet Serbinë a është dakord për një kontratë të tillë, athërë mundet me u hek ndoshta edhe taksa”, tha Haradinaj.

“Unë jam në dialog sepse qeveria e përpilon marrëveshjen që do të bëhet me Serbine, ne shkojmë e pyesim Serbinë a i pranon këto kushte dhe kështu mund të heqet edhe taksa”, shtoi ai.