Haradinaj: Të rënët përjetësuan themelet e shtetit tonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar të rënët në masakrën e Lybeniqit të Pejës.

Ai në një publikim në Facebook ka përmendur ekzekutimin e anëtarëve të familjes Hamzaj, Alimetaj dhe Gogaj.

Në mesin e tyre edhe bashkëluftëtarin e tij, Fadil Nimani duke shtuar se të rënët përjetësuan themelet e Kosovës.

“Shumë bijë të kësaj toke me gjak kanë shkruar faqet e lavdishme të historisë sonë. Kujtojmë me krenari, në 20-vjetorin e rënies, dëshmorët e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, të cilët ranë për t’u përjetësuar në themelet e shtetit tonë të lirë. Po sot, kujtojmë 21-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj. Në luftën çlirimtare, vend lavdie zë bashkëluftëtari im, Heroi i Kosovës, Fadil Nimani, i cili përjetësisht do të kujtohet për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur. Përulemi me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të atdheut dhe kombit”, ka shkruar Haradinaj.