Ramush Haradinaj

Haradinaj: Taksa nuk është shenjë arrogance

Kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur polemikave mbi taksën 100 për qind për produktete Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Ai në konferencën pas mbledhjes së qeverisë tha se taksa nuk është vënë në shenjë të arrogancës.

“Taksa 100% nuk është bërë për shkak të arroganës por është bërë për shkak të agresionit, edhe masat e tjera që po paralajmrohen nuk është mirë me ndodhë “, tha Haradinaj.

Ai ritheksoi se taksa mund të hiqet vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Taksa mund të tërhiqet vetëm më njohje, kjo masë është drejtuar kundër politikës së Serbisë por asesi Kosova nuk dëshiron me i bo mu ndi keq serbët e  Kosovës. Kemi mbrojtë ekonominë por edhe prej agresionit të Serbisë. Kam qenë në një familje serbe shpresoj që të takoj edhe familje tjera që tia spjegoj atyrë qe kjo nuk ka qëllimin për krizë humanitare”, tha Haradinaj.