Foto: ZKM

Haradinaj takon emisaren e Çekisë për Ballkanin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij emisaren e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë për Ballkanin, Janina Hrebickova.

I pari i ekzekutivit njoftoi se diplomates çeke i shprehu mirënjohje për përkrahjen e shtetit të saj dhënë Kosovës në rrugën e lëvizjes drejtë BE-së dhe procesit për integrim euro- atlantik.

“Takim me Emisaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë së Jashtme të Republikës Çeke, Janina Hrebickova, me të cilën bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në vend, bashkëpunimin rajonal dhe rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës. Mirënjohës për mbështetjen e Republikës së Çekisë për të drejtën e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në BE dhe në procesin e integrimit euro-atlantik”, ka thënë Haradinaj.

Janina Hrebickova gjatë viteve 2008-2011 ka qenë ambasadore e Çekisë në Kosovë.