Foto: ZKM

Haradinaj takohet me zjarrfikësit protestues

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj priti në takim një grup të zjarrfikëseve të cilët gjatë ditës së sotme kanë protestuar para oborrit të qeverisë për pakënaqësitë e tyre në vendin punës.

Me këtë rast Haradinaj është zotuar se janë duke punuar që zjarrfikësve t’u ofrohet zgjidhje e qëndrueshme, afatgjate dhe përmes ligjit duke iu referuar 5 kërkesave të tyre janë dhënë zgjidhjet.

“Kemi ndarë buxhet mbi një milion euro për nivelimin e koeficienteve në nivel vendi për zjarrfikësit, veprim ky që drejtpërdrejt shton të hyrat financiare për këtë shërbim”, u tha Haradinaj zjarrfikësve në takim.

Ai gjithashtu tha se qeveria ka miratuar Koncept Dokumentin për Financat e Pushtetit Lokal që zgjidhë përfundimisht problemin e pagesës për ta, duke e kaluar këtë përgjegjësi në nivelin qendror.

Haradinaj tha se qeveria ka iniciuar procedurën për shërbime mjekësore pa pagesë, në shtëpi shëndeti dhe në spitalet e vendit ndërsa është “në fazën përfundimtare” të blerjes së pajisjeve të reja për punë, në vlerë prej 600 mijë eurosh.

https://kallxo.com/zjarrfikesit-protestojne-para-qeverise-haradinaj-i-fton-ne-takim/