Ramush Haradinaj ne takim me Ruairi O'Connell Foto: ZKM

Haradinaj takohet me Ruairi O’Connell

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ku kanë diskutuar për situatën politike në vend.

Takimi i Haradinajt me O’Connell është mbajtur sot, kur Policia e Kosovës po zhvillon një aksion të madh në veri të vendit.

“Në takim me ambasadorin britanik Ruairí O’Connell, diskutuam për situatën politike në vend dhe progresin substancial që Kosova ka shënuar në rend e ligj. Shpreha edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë për të fuqizuar angazhimin dhe bashkëpunimin me Britaninë e Madhe në të gjitha fushat e interesit tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradianj në Facebook.