Haradinaj: Synojmë heqjen e taksës

Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zbutur edhe më tej qëndrimin e tij karshi taksës 100 përq qind për produktet serbe dhe boshnjake.

Ai pas një takimi që pati sot me Ambasadorin e SHBA-së, Philipp Kossnet, tha se kërkesa e aleatëve të Kosovës është heqja e kësaj takse.

“Ka ndodhur sot një takim me ambasadorin e Amerikës, biseda ka qenë dialogu të ndërlidhura me taksën. Kjo ka qenë biseda nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Kemi dëshirë me e heq taksën edhe e synojmë heqjen e taksës për shkak që është sygjerim i aleatëve edhe pse e ndërlidhim heqjen e taksës me nje marrëveshje gjithpërfshirëse për njohje reciproke”, tha Haradinaj.

Përderisa javë më parë Haradinaj e kishte kushtëzuar heqjen e taksës me njohje, sot ai theksoi se duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse që garanton njohjen reciproke.

Haradinaj e ul pazarin për heqjen e taksës