Kryeministri Haradinaj me senatorët amerikanë - Foto: Facebook / RamushHaradinaj

Haradinaj sponsorizon postimin e tij për takimin me senatorët amerikanë

Deklarimet e ShBA-së se taksa 100% ndaj produkteve serbe nga Qeveria e Kosovës duhet të pezullohet dhe qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, janë të kundërta.

Haradinaj tashmë disa herë ka deklaruar se kjo taksë nuk do të largohet pavarësisht kërkesës së ShBA-së, kështu duke e rrezikuar edhe partneritetin e tij dhe të vendit me aleatin më të madh të Kosovës.

Por, pavarësisht kësaj, Haradinaj një postim të tij në Facebook, ku tregon se është takuar me disa senatorë amerikanë, e ka sponsorizuar në mënyrë që ta shohin më shumë njerëz.

Ai këtë takim e ka zhvilluar në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Shumë i nderuar ta prisja sot delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, prirë nga Senatori James Inhofe. Inkurajim i fuqishëm që të qëndrojmë në vlerat tona të përbashkëta dhe për ta avancuar pozitën e gjithanshme të Kosovës. Dashuria dhe besnikëria e Kosovës ndaj Amerikës është e përhershme. Zoti e bekoftë miqësinë tone”, ka shkruar Haradinaj.