Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Haradinaj: Shtetin e mirëqenë dhe të barabartë ia kemi borxh të rënëve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj  në 20 vjetorin e çlirimi i komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës ka thënë që kjo ditë ndërlidhet me sakrificën e popullit kosovare për liri.

“Në përpjekjet tona deri në liri, Kosova dha bijtë e saj që sot të gjithë ne të jetojmë në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sot, kur bëhen 20 vjet nga çlirimi i komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës, ditë kjo që ndërlidhet me sakrificën sublime të popullit liridashës të Kosovës dhe të gjithë trimave e trimëreshave të vendit tonë, kujtojmë dhe nderojmë veprën e lavdishme të të rënëve për atdhe”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Tutje Haradinaj ka thënë që e ardhmja do të jetohet duke i qenë borxh të rënëve për një shtet të barabarte për qytetaret.

“Po sot dhe secilën ditë të së ardhmes, jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Haradinaj.

Sot bëhen 20 vite që nga çlirimi i komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës.