Ramush Haradinaj duke mbjellur në pemë

Haradinaj sfidon Albin Kurtin për mbjelljen e një peme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka treguar hidhërim ndaj Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Megjithëse ky i fundit po mban tubime kundër qeverisë Haradinaj duke e akuzuar për hajni, Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që ta mbjellë një pemë.

Duke vazhduar sfidën e Donjeta Gashit për mbjelljen e pemëve, Kryeministri Haradinaj mbolli një pemë te kopshti parashkollor ‘Milingonat’ dhe sfidoi të tjerët ta bëjnë këtë.

“Që ta vazhdojnë këtë fushatë vetdijësimi, sfidoj kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje – Albin Kurti, drejtuesin e kompanisë teknologjike Gjirafa – Mërgim Cahani, teologun Xhabir Hamitin, Dom Lush Gjergjin, Shejh Xhemajli Shehun, igumenin e Manastirit të Deçanit – Sava Janjiq, tenorin Ramë Lahaj, sopranon Adelina Paloja, aplinisten Arineta Mula dhe këshilltarin tim Halil Matoshi. Ta dëshmojmë dashurinë ndaj Kosovës, duke e ruajtur dhe rivitualizuar mjedisin tonë”, shkroi Haradinaj.

Me moton ‘Panhajnia’, Albin Kurti po mban tubime nëpër Kosovë duke bërë thirrje për rrëzimin e Qeverisë.

https://kallxo.com/albin-kurti-nis-protestat-kunder-ramush-haradinajt/