Haradinaj:  Roli i grave është i pazëvendësueshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një publikimi në Facebook ka uruar gratë dhe nënat për festën e 8 Marsit.

Ai ka shkruar se roli i grave është i pazëvendësueshëm dhe kjo është treguar gjatë historisë me sfidat dhe pengesat që kanë pasur.

“Për Gratë dhe Nënat Kosovare! Urime 8 Marsi. Përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historinë tonë, roli i juaj është i pazëvendësueshëm dhe përkushtimi juaj deri në flijim për familjen, është për admirim”, ka shkruar Haradinaj.