Foto: Facebook/Ramush Haradinaj

Haradinaj: Reçaku, momenti i kthesës për liri dhe pavarësi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Reçak, tha se maskra e e Reçakut, shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën dhe përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Dy dekada më parë, një akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë. Masakra e Reçakut, dëshmia e krimit gjenocidal në Kosovë, shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën dhe përpjekjet tona për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Ai shtoi se do të përkujtohen gjithmonë të gjithë ata që dhanë jetë në këtë ditë.

“Sot, në nderim të dëshmorëve e martirëve kam bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. Me pietet dhe respektin më të thellë, përjetë do t’i kujtojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë, që me flijimin e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë”, shtoi Haradinaj.

Reçaku, fshati që e vizitoi vdekja dhe e harroi drejtësia