Haradinaj i reagon Mogherinit: Dialogu ka dalë nga shinat përpara se të vendosej taksa

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të përfaqësueses së lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ka thënë së fundmi se “Kosova duhet të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës”.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj ka thënë që dialogu nuk duhet të lidhet me taksën.

“Dialogu ka dalë nga shinat shumë kohë përpara se të vendosej taksa. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit të shkëmbimit të territoreve dhe moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese – ato janë arsyet. Dialogu mund dhe duhet të rifillojë pa e lidhur atë me taksën”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

 

Që nga vendosja e taksës për produktet e Serbisë, Bashkimi Evropian ka insistuar që ky vendim i qeverisë ‘Haradinaj’ duhet të largohet në mënyrë që të hapur rruga e dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare gjithëpërfshirëse.

https://kallxo.com/mogherini-marreveshjen-perfundimtare-prishtine-beograd-duhet-ta-mbeshtese-ks-i-okb-se/?fbclid=IwAR0lFRl08Q4XxD4WVgJwwsFNle1EIyCxzNVIr29oQ68BoDFoZoOenusHEcw