Ramush Haradinaj -kryeminister

Haradinaj: Qeveria nuk paguan borxh as nuk u jep hua Telekomit (VIDEO)

Kryeministri Ramush Haradinaj tha sonte se Qeveria nuk i paguan borxhe Telekomit e as nuk i japë hua para për ta kryer pagesën prej mbi 30 milionë euro të cilën ia ka caktuar një gjykatë arbitrazhi për një rast të humbur ndaj ZMobile.

Telekomi, sipas Haradinajt, ka qenë një kompani fitimprurëse mirëpo menaxhimi i keq e ka sjellë në këtë gjendje, shkruan rtv21.tv.

Kryeministri deklaroi se menaxhmenti i Telekomit duhet ta kthejë atë në një kompani fitimprurëse, mundësi të cilën e kanë, mirëpo Qeveria nuk paguan për gabimet menaxheriale, pasi nuk ka mundësi një kompani telefonike të punojë me humbje.