Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Punëtorët e Arsimit Ish- Studentë të Dobët

Në Emisionin Jeta në Kosovë të transmetuar të enjten, Kryeministri Ramush Haradinaj teksa foli për 100 ditëshin e punës së tij, u ndal edhe te problemet në arsim.

Haradinaj tha se në këto 100 ditë qeveria e drejtuar prej tij e “ka incizuar mirë gjendjen në arsim”.

Ai deklaroi se nuk mund të mburret se gjendja në këë sektor ka ndryshuar gjatë këtyre 100 ditëve.

“S’muj me u mburrë që për këto 100 ditë e kemi ndryshu gjendjen, ajo që është më e mira është që e kemi incizu gjendjen mirë, ku janë problemet, pse jemi kështu”, tha Haradinaj.

Ai deklaroi më tutje se ata që sot punojnë në arsim, nuk ishin nga studentët më të dalluar.

“Shumica e atyre që janë në arsim, ni pjesë, nuk janë që ata kanë qenë shumë të dallum e shumë të mirë, pra ata që japin sot dije nuk kanë qenë më të mirët në nxënjen e dijes, që është një e dhanë e çuditshme”, ka thënë Haradinaj.

Deklaratën e Haradinajt për gjendjen në arsim mund ta ndiqni në vijim.