Haradinaj: Presim t’i zgjidhim problemet tregtare me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot pas mbledhjes së Qeverisë se shpreson që të zgjidhen problemet e tregtisë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Haradinaj me këtë rast tha se shpreson që të zgjidhen sa më shpejtë ato.

“Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira por kemi disa mosmarrëveshje që lidhje me tregun dhe shpresoj që t’i zgjidhim”, tha Haradinaj.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Nikolin Jaka ka thënë se qeveria kosovare i ka bërë një paralajmërim të fortë dje qeverisë shqiptare, ku i ka thënë se nëse nuk shikon barrierat e vendosura për disa produkte atëherë brenda dy muajsh do të përballet me reciprocitet nga pala kosovare.