Ramush Haradinaj - kryeministër i Kosovës

Haradinaj - presidentit serb: Reflekto z. Vuçiq

Kryeministri i Kosovës i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që të reflektoj ndaj qëndrimeve për shtetësinë e Kosovës.

“Reflekto Z. Vuçiq! Është koha që të prezantosh vlera evropiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.

Tutje, kryeministri i Kosovës tha se duhet të pranohet realiteti i dy shteteve në kufijtë ekzistues.

“Neve na duhet shpresë dhe Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijt ekzistues dhe respekt reciprok”, thuhet në deklarimin e Ramush Haradinajt.