Kryeministri Haradinaj takohet me parinë e Obiliqit - Foto: KALLXO.com

Haradinaj Premton në Obiliq Punësimin e ‘të Gjithëve që Janë për Punë’

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar Komunën e Obiliqit, ku është takuar me kreun e kësaj Komune dhe me asamblistët.

Pas takimit, Haradinaj tha në një konferencë për media se kanë diskutuar pët tema të ndryshme që ndërlidhen me komunën e Obiliqit.

“Mënyra e qeverisjes, projektet qeverisëse, roli i Qeverisë në këto projekte, arsimi, PISA, etj, po ashtu edhe marrëdhëniet që do të krijohen kur të fillojë implementimi i Ligjit për Obiliqin që e kthen Obiliqin në një qendër ku do të ndodhë edhe zhvillimi por edhe punësimi i të gjithëve që janë për punë. Është një situatë specifike, por e mirë“, tha kryeministri Haradinaj, i cili ishte i shoqëruar  nga kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

Ndërsa, kryetari Gashi tha se ky takim është në vazhdën e takimeve të rregullta me Qeverinë.

Ai tha se Komuna do të bëjë përpjekje të bashkëkoordinojë projektet me Qeverinë.

“Është shumë e degraduar kjo zonë. Komuna e ka një Ligj që do ta trajtojë veçantë këtë zonë. Me fillimin e implementimit të Ligjit do të ndryshojë gjendja më këtë zonë në gjitha sferat e jetës”, theksoi .

Takimi, i cili është zhvilluar në zyrën e kryetarit të Komunës, ka qenë i mbyllur për publikun.

Më pas, kryeministri i Kosovës ka zhvilluar edhe një takim me qytetarë të Obiliqit.

22 Janar 2018 - 15:17

Amire Qamili 22/01/2018 - 15:17
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend